Van Dijk flet për formën e Liverpool

Virgil van Dijk ka dhënë disa komente lidhur me formën aktuale të Liveprool.

Sport

26/01/2020 16:41

‘Reds’ numërojnë vetëm një barazim në këtë sezon, me të gjitha tjerat ndeshje të fituara, në kuadër të Premierligës.

Shumë zëra thonë se lojtarët e Jurgen Klopp mund ta mbyllin sezonin pa humbje, për të thyer rekordin e Arsenal, por Van Dijk thotë se skuadra nuk ndihet e pamposhtur.

“Kurrë nuk ndihesh i pamposhtur – nuk është ndjenjë që ne e kemi” ka thënë Van Dijk.

“Çdo gjë mund të ndodh. Kishte momente kundër Wolves kur gjërat mund të shkonin ndryshe. Ata mund të shënonin golin e dytë. Ne gjithmonë ndihemi sikur duhet të punojmë fortë” ka shtuar holandezi.

Van Dijk është lideri i mbrojtjes së Liverpool dhe njeriu që i dha zemër kësaj skuadre që tashmë shënon ecurinë më të mirë në futbollin evropian, aktualisht. /Lajmi.net/