Van de Beek diskuton për gabimin ndaj Young Boys dhe paralajmëron rivalët e Ligës së Kampionëve

Mesfushori Donny van de Beek ka marrë përgjegjësi për ndeshjen ndaj Young Boys, por ka besim të plotë që do arrin të mposhtin kush do që i del kundër në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Sport

09/12/2021 08:24

Man United tashmë ka siguruar kualifikimin si lider nga grupi F, derisa dje ishte titullar ndaj klubit zviceran, transmeton lajmi.net.

Duke folur për “MUTV” pas ndeshjes, holandezi fillimisht foli për barazimin me Young Boys, aty ku bëri gabimin te goli i mysafirëve.

“Mendoj se 30 minutat e parë ishin mirë, realizuam gol të bukur nga Mason, pastaj kishim shanse për 2-0 ose 3-0. Mendoj se nëse do i shënonim do ishte shumë më lehtë”.

“Pastaj 1-1. E humba topin në mesfushë, ndoshta duhej vetëm ta largoja. Nuk e bëra dhe mora përgjegjësi për këtë gjë. Dhe pas kësaj mendoj që ishte pak vështirë. Mendoj se nuk bëmë presion në të, duke fituar topin dhe e humbur shumë dhe ishte vështirë për të komanduar ndeshjen”.

“Djajtë e Kuq” kanë mundësinë të përballen me gjigantë evropianë si PSG, Atletico Madrid dhe Inter, por Van de Beek nuk i frikësohet asnjë kundërshtari.

“Kush do që të jetë, mendoj që të gjitha skuadrat në këtë fazë janë të forta. Ne duhet të shohim vetën. Duhet të jemi në krye sepse mendoj se me këta lojtarë mund të mposhtim të gjithë. Duhet të punojmë fortë çdo ditë dhe besoj që do mposhtim të gjithë nëse luajmë mirë”.

Ndërkohë, shorti për fazën 1/16 e finales do tërhiqet këtë të hënë./Lajmi.net/