Van Buyten largohet nga Bayern

Qendërmbrojtësi Daniel Van Buyten është larguar nga Bayern Munich. Ai nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës dhe do të kërkojë një skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

27/05/2014 17:10

Daniel Van Buyten është larguar nga Bayern Munich. Qendërmbrojtësi belg ka njoftuar se i ka dhënë fund aventurës me gjigantin bavarez, dhe është larguar nga klubi, si futbollist i lirë.

36-vjeçari nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës dhe do të kërkojë një skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës.

Van Buyten erdhi në Bayern nga Hamburg më 2006, dhe me gjigantin bavarez fitoi gjithçka që mund të fitohej në nivelin e klubeve.

Mirëpo, duke konsideruar moshën e tij, dhe kërkesën e trajnerit Pep Guardiola për të transferuar një qendërmbrojtës të ri, Van Buyten është njoftuar se nuk ka më të ardhme në Allianz Arena.

Ai do të kërkojë një skuadër të re, si dhe do të jetë i përqendruar vetëm në të pasi tashmë ka njoftuar se do të pensionohet nga futbolli ndërkombëtar pas përfundimit të Kampionatit botëror në Brazil.