Van Basten: Ky yll i madh i futbollit na bën të qeshemi me të

Marco van Basten ka reaguar ndaj veprimeve teatrale të Neymarit.

Sport

13/07/2018 09:43

Marco van Basten ka thënë se sulmuesi Neymar me veprimet e tij i bën të qeshen shumë prej atyre që i ndjekin ndeshjet e futbollit, përfshirë duelet e Brazilit në Kampionatin botëror 2018.

Neymar kaloi kohë të gjatë i shtrirë në tokë në ballafaqimet në “Rusi 2018”.

Dhe, Van Basten ka pranuar se Neymar zgjon humor.

“Nëse Neymar i bën të qeshen njerëzit, sidomos në rrjetet sociale, mund të jetë vetëm pozitive”, u shpreh Van Basten, përcjell “lajmi.net”.

“Është mirë që në futboll të jetë prezent edhe pak humorizëm”, theksoi ai. /Lajmi.net/