Valverde shpallet lojtari i muajit në La Liga

Mesfushori i Real Madridit, Federico Valverde është shpallur lojtari më i mirë i muajit shtator në La Liga. Valverde e ka filluar mjaft mirë sezonin e ri me Realin. Mesfushori uruguaian në tetë ndeshje me ‘Mbretërit’ ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar një asistim. E, formë të lartë ai tregoi veçanërisht në muajin shtator,…

Sport

29/09/2022 19:06

Mesfushori i Real Madridit, Federico Valverde është shpallur lojtari më i mirë i muajit shtator në La Liga.

Valverde e ka filluar mjaft mirë sezonin e ri me Realin.

Mesfushori uruguaian në tetë ndeshje me ‘Mbretërit’ ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar një asistim.

E, formë të lartë ai tregoi veçanërisht në muajin shtator, pasi shënoi gol ndaj Mallorcas si dhe rivalit të qytetit, Atletico Madridit.

Paraqitja tejet e mirë e uruguaianit, bëri që ai të shpallet lojtari i muajit, në La Liga.

Përveç lojtarit edhe klubi madrilen po kalon në një periudhë fenomenale, pasi në gjashtë ndeshje sa kanë zhvilluar në ligën spanjolle kanë po aq fitore, dhe janë lider me 18 pikë./Lajmi.net/