Valverde: Real Madrid, pretendent i fortë për titull

Ernesto Valverde, ish trajner i Barcelonës, i shkarkuar së fundi, ka folur për pretendentët në La Liga.

Sport

14/02/2020 13:10

Spanjolli ka vendosur të paraqitet për të parën herë në media, që pas shkarkimit nga Barcelona.

“Real Madrid është një pretendent i fortë për të fituar titullin”, deklaroi Valverde, kur u pyet se kush e fiton garën në kampionatin spanjoll.

Real Madrid dhe Barcelona janë në garë për titull këtë sezon në La Liga.

Los Blancos nuk kanë fituar titullin e La Ligas që nga viti 2017, me Barcelonën që ka dominuar ligën, me tetë tituj në 11 vitet e fundit./Lajmi.net/