Valverde paralajmëron befasi ndaj Lyonit

Ernesto Valverde është deklaruar para ndeshjes me Lyonin.

Sport

13/03/2019 10:28

Barcelona do ta zhvillojë sonte ndeshjen e dytë ndaj Lyonit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i skuadrës katalonase ka thënë se edhe sonte mund të ndodhë një befasi, pasi në futboll asgjë nuk mund të parashikohet.

“Nëse skuadrat si Paris Saint-Germain dhe Real Madrid nuk është më në garë, kjo vetëm tregon cilësinë e konkurrencës dhe se befasitë janë gjithmonë të mundshme”, tha Valverde, përcjell lajmi.net.

“Ne duhet të jetë vigjilent dhe të kujdesshëm. Lyoni do të vijë me dëshirë për të sulmuar, kanë lojtar të shpejtë dhe sulmues të fortë.

“E dinë se sa e rëndësishme do të jetë për ata që të shënojnë një gol.”, shtoi më tej ai. /Lajmi.net/