Valverde: Nuk mendoj shumë për të ardhmen time

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka thënë se nuk është duke menduar aspak për të ardhmen e tij.

Sport

24/05/2019 21:50

Valverde ka insistuar se ka pasur mjaftueshëm zëra rreth të a ardhmes së tij, para finales së Kupës së Mbretit, e cila luhet kundër Valencias.

Barcelona do të ketë rastin që të mbyll sezonin me dy trofe të fituara, në rast se triumfon në këtë finale, e cila do të ishte ‘dopio’ e dytë radhazi për Valverde.

Gjithsesi, kritikat për trajnerin nuk kanë të ndalur, duke shtyrë shumë kë që të mendojë se ai do të shkarkohet. Por, një gjë e tillë nuk i intereson së paku Valverdes.

“Unë nuk mendoj shumë për të ardhmen. E vetmja gjë që më shqetëson është fitorja ndaj Valencia. Secila ditë është një sfidë” ka thënë Valverde, transmeton lajmi.net.

“Nëse shihni trajnerët në La Liga, të gjithë jemi pjesë e spektaklit, të gjithë kemi rënie dhe ngritje. Duhet të shihni se çfarë ndodhi me trajnerin e Valencias, apo trajnerët e Real Madrid” ka shtuar ndër të tjerash spanjolli.

Përkrahje për trajnerin ka dhënë edhe presidenti Josep Maria Bartomeu, si dhe kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi. /Lajmi.net/