Valverde luan mundësinë e fundit – shkarkohet nëse Barca nuk merr fitore kundër Celta Vigo

Sonte mund të jetë ndeshja e fundit e Ernesto Valverde në krye të stolit të Barcelonës.

Sport

09/11/2019 19:10

Skuadra katalane nuk po kalon në formë aspak të mirë gjatë këtij sezoni, dhe sigurisht kritikat më të mëdha shkojnë drejt Ernesto Valverde.

‘ABC’ raporton se Valverde do të shkarkohet nëse nuk arrin fitoren sonte, kundër Celta, transmeton lajmi.net.

Barcelona luan si nikoqire e Celta, në ‘Camp Nou’, me fillim nga ora 21:00.

Në rast të fitores, kampionët e La Liga rikthehen në pozitën e parë në tabelë. Në të kundërt, Valverde mund të përgatisë valixhet. /Lajmi.net/