Valverde komenton festimin ‘e shurdhër’ të Coutinho

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka komentuar festimin e Philippe Coutinho pas golit të shënuar kundër Manchester United.

Sport

19/04/2019 21:18

Braziliani Coutinho nuk ka kaluar në formë aspak të mirë këtë edicion, duke pasur vështirësi të sigurojë vend në formacionin e trajnerit Valverde.

Në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Man Utd, në mungesë të Ousmane Dembele, ish ylli i Liveprool ishte zgjedhur në formacionin startues.

Këtë mundësi lojtari e shfrytëzoi për mrekulli, duke shënuar një gol spektakolar, që ishte i treti për skuadrën e tij atë ndeshje.

Pas golit, lojtari kishte mbyllur veshët, kinse ka heshtur kritikët dhe nuk interesohet për zërat e tyre.

“Ne jemi në botën e futbollit dhe subjekt i kritikave të vazhdueshme. Ti gjithmonë duhet të përballesh me kritikat” ka thënë Valverde, transmeton lajmi.net.

“Coutinho është njësoj sikur të gjithë. Nuk kam folur me të. Ai më bëri një dedikim. Ajo që më befason është se ata më shumë flasin për dedikimin sesa për golin” ka shtuar trajneri.

“Nuk pash diçka speciale dhe nuk mendoj se tregoi mungesë respekti për dikë. Ne u japim shumë hapësira ‘anekdotave’” ka thënë tutje trajneri i Barcës.

“Coutinho kurrë nuk ka pasur ndonjë sezon me më shumë kritika, por gjëja e rëndësishme është se ai luajti një ndeshje për të cilën jam i lumtur” ka thënë ndër të tjerash Valverde.

Philippe Coutihno mund të mos jetë startues në ndeshjen e ardhshme të Barcelonës, pasi Ousmane Dembele pritet të kthehet në formacion.

Në La Liga, skuadra e brazilianit gëzon një epërsi prej nëntë pikëve me skuadrën që është në vendin e dytë, dhe veçse i ka dhënë fund garës. /Lajmi.net/