Valverde ka disa komente për Arturo Vidal, do të befasoheni nga to

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka lëshuar së fundmi disa komente për mesfushorin e skuadrës, Artuto Vidal.

Sport

10/03/2019 08:53

Paraqitja e kilianit ndaj Rayo Vallecano ishte një faktor shumë i rëndësishëm për skuadrën e tij, sipas trajnerit Valverde.

Ai ka vlerësuar lartë lojën e mesfushorit, duke thënë se ai është një zemër luan, i cili jep çdo gjë nga vetja.

“Ai luajti një lojë fenomenale në shumë aspekte. Ai ka një zemër të jashtëzakonshme dhe është gjithmonë afër zonës së penalltisë” ka thënë Valverde, transmeton lajmi.net.

“Ai vrapon sa tek zona e tij sa tek zona e kundërshtarit. Ka një aftësi të mirë për rikuperime. Bashk me Busquets na mbajtën gjallë në kohë të rëndësishme” ka thënë ndër të tjerash trajneri.

Mesfushori pati më shumë prekje dhe ndërhyrje se secili lojtar në fushë dhe fitoi këto komente të ngrohta nga trajneri i tij. /Lajmi.net/