Valverde i befasuar me faktin që Messi mungon në listën e ngushtë për “Topin e Artë”
Sipas raportimeve të fundit mësohet se Lionel Messi nuk është në top treshën për “Topin e Artë”.

Sport
Në shtypin spanjoll thuhet se Luka Modric do të jetë fituesi, me Ronaldon në vendin e dytë dhe Antoine Griezmann në pozitën e tretë.
I befasuar me këtë fakt, sikur shumica e audiencës sportive është edhe trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde.
“Messi ishte lojtari më i mirë i javës së parë, së tretë dhe të pestë në Ligën e Kampionëve këtë sezon” ka thënë Valverde në konferencë për shtyp, transmeton lajmi.net.
“Çfarë mund të themi? T’i përgëzojmë lojtarët e tjerë të cilët janë aty” ka thënë Valverde duke iu referuar treshes së fundit për “Topin e Artë”.
“Është paksa e çuditshme, por kështu është” ka përfunduar trajneri spanjoll.
Në rast se thashethemet do të ishin të sakta dhe Modric do të ishte fituesi, atëherë do të ishte fundi i Messi – Ronaldo të cilët e fituan këtë trofe në 10 vitet e fundit. /Lajmi.net/