Valverde: Dembele nuk është i njëjti që nga lëndimi

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka dhënë disa komente rreth situatës së yllit të skuadrës, Ousmane Dembele.

Sport

22/04/2019 23:57

Anësori francez kishte pësuar një dëmtim që e mbajti jashtë fushave për një kohë të konsiderueshme, dhe trajneri beson se ai nuk është i njëjti që nga ai lëndim.

Valverde ka thënë se do të jetë i durueshëm me lojtarin dhe t’i jap mundësi atij që të marr vetën ngadalë.

Dembele në sezonin e parë ka qenë i limituar dhe është paraqitur vetëm 24 herë në të gjitha kompeticionet, kurse këtë edicion luajti 38 herë.

Por, sipas trajnerit, lëndimi i fundit i lojtarit ka lënë disa pasoja tek ish anëtari i Dortmund.

“Ai luajti ndeshjen e dytë që nga rikthimi dhe ai akoma është duke u përshtatur me shpejtësinë” ka thënë Valverde në konferencën për shtyp para ndeshjes me Alaves, transmeton lajmi.net.

“Ai nuk është i njëjti që ishte para lëndimit. Duhet kaluar disa ndeshje para se ai të gjej vetën. Do të shohim” ka thënë tutje trajneri i skuadrës katalane.

“Ai definitivisht na sjell neve shpejtësi dhe nëse skuadrat e tjera luajnë lart, ai është fantastik në kundërzbritje. Mund ta shfrytëzojmë atë. Ai është shumë i mirë në situata një kundër një” ka shtuar ndër të tjerash Valverde.

Ousmane Dembele do të ketë balotazh të vështirë me të rikthyerin në formë, Philippe Coutinho për një vend në formacionin startues.

Mbetet të shihet nëse trajneri do t’i besojë lojtarit edhe në ndeshjen e nesërme që Barca e luan kundër Alaves. /Lajmi.net/