Valtteri Bottas drejt kalimit te Renault

Sipas spekulimeve të fundit, Valtteri Bottas është një nga kandidatët për t’u ulur në vendin e lirë në Renalut.

Sport

22/05/2020 19:26

Pretendohet se agjenti i shoferit finlandez po negocion me Renalut, që Bottas të zëvendësojë Daniel Ricardon, i cili ka kaluar te McLaren.

Bottas ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Mercedesin, dhe një ndryshim është shumë i mundshëm.

Kujtojmë se në Formula 1 tek shoferët do të ketë shumë lëvizje. Tashmë Daniel Ricciardo është konfirmuar te McLaren dhe Carlos Sainz te Ferrari./Lajmi.net/