Valon Zumberi nënshkruan kontratë dy-vjeçare me Hamburger SV

Qendërmbrojtësi Valon Zumberi do të qëndrojë në Hamburg edhe për dy vite të tjera.

Sport

01/04/2021 21:28

Futbollisti shqiptar, Valon Zumberi ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me Hamburger SV, transmeton lajmi.net.

18 vjeçari i cili angazhohet edhe tek Kosova U-21, ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023 me klubin gjerman.

Zumberi erdhi nga akademia e klubit, ku u bashkua në vitin 2017 dhe tani ia ka dalë të grumbullohet në skuadrën e parë.

Ai ka regjistuar vetëm 180 minuta në Bundesliga U-19, ku në dy paraqitje ka realizuar një gol./Lajmi.net/