Valon Berisha kontribuon me asist në fitoren e Reims ndaj Lyonit

Mesfushori kosovar ka zhvilluar një ndeshje mjaft pozitive sonte.

Sport

01/12/2021 23:48

Skuadra e Reims ka arritur të mposht Lyonin me rezultat 1-2, shkruan lajmi.net.

Në këtë ndeshje startues te Reims ishte Valon Berisha që luajti për 84′ minuta.

Berisha la gjurmë në këtë fitore të ekipit të tij duke asistuar në golin e parë të realizuar nga Wout Faes.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës duket se ka marrë vetën pas problemeve me lëndime dhe tashmë po hyn në formën e tij optimale.

Berisha është startues i padiskuteshëm te Reims, dhe po tregon kualitetet e tij që nuk arriti ti shfaq tek Lazio ku nuk kishte shumë hapësira. /Lajmi.net/