Valon Behrami uron Kosovën: Populli ynë është më i mbrojtur me ushtri

Mesfushori shqiptar, Valon Behrami, ka uruar Kosovën për transformimin e FSK-së në Ushtri.

Sport

14/12/2018 09:22

Kuvendi i Kosovës sot (e premte) do të miratojë pakon e fundit të ligjeve e cila i hap rrugë FSK-së që të shndërrohet në Ushtri.

Për transformimin e FSK-së në Ushtri, Kosova po merr urime të shumta nga katër anët e botës, shkruan lajmi.net.

Një urim të veçantë ka pranuar edhe nga Valon Behrami dhe familja e tij.

Familja Behrami në një telegram urimi dërguar ‘Zërit’, ka thënë se tashmë Kosova është e mbrojtur, përcjell ‘lajmi.net.

“Me anë të këtij mesazhi, familja Behrami ju urojmë formimin e Ushtrisë sonë juve dhe tërë popullit të Kosovës e posaçërisht Valoni e uron tërë popullin e Kosovës. Urime Urime për ushtrinë tonë. Tash me Ushtri është më i mbrojtur populli ynë”, thuhet në telegramin e familjes Behrami”./Lajmi.net/