Valencia – Real Madrid: Formacionet e mundshme

Real Madrid do të ketë një test mjaft të vështirë para ‘El Clasicos’.

Sport

15/12/2019 12:01

‘Los Blancos’ do të kenë përballë skuadrën e Valencias, në kuadër të xhiros së 17-të në La Liga, shkruan lajmi.net.

Udhëtimi në ‘Mestalla’ nuk pritet të jetë aspak i lehtë duke pasur parasysh edhe lëndimet me të cilat përballet skuadra e udhëhequr nga Zinedine Zidane.

Emra si Marcelo, Eden Hazard, James Rodriguez, Ferland Mendy, Casemiro e Lucas Vazquez nuk do të jenë në dispozicion për Zizou.

Kurse, tek Valencia mungojnë emra si Guedes, Cheryshev, Maxi Gomez e Kondogbia.

Por, si mund të rreshtohen skuadrat me gjithë këto mungesa? Më poshtë lajmi.net ua përcjell 11-shet e mundshme të dy skuadrave për klasiken para ‘El Clasicos’. /Lajmi.net/

Valencia:
Domenech; Wass, Garay, Gabriel, Gaya; Soler, Coquelin, Parejo; Vallejo, Rodrigo, Torres

Real Madrid:
Courtois; Carvajal, Varane, Ramos, Nacho; Kroos, Modric, Valverde; Bale, Benzema, Rodrygo