Valencia mposhtë Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit, ‘dridhet’ Valverde

Pas dështimit në ‘Anfield Road’ ndaj Liverpool, Barcelona ka dështuar edhe në Sevilla, në përballjen finale të Kupës së Mbretit, kundër Valencias.

Sport

25/05/2019 22:54

Skuadra katalane është mposhtur me rezultatin 1:2, duke bërë që pozita e Ernesto Valverde të dridhet seriozisht.

Valencia zhbllokoi rezultatin qysh në minutën e 21’ të takimit, duke shënuar me anë të Kevin Gameiro, shkruan lajmi.net.

Ata nuk u ndalën me kaq, dhe qysh në minutën e 33’ realizuan edhe golin e dytë, me anë të Rodrigo.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, me një Barcelonë të dobët sa se kemi parë më herët.

Pjesa e dytë ishte diçka më e mirë për katalanët, të cilët filluan sulmet e njëpasnjëshme drejt Valencias.

Ishte minuta e 73’ kur Lionel Messi realizoi për 1:2, por goli i argjentinasit ishte i pamjaftueshëm në fund.

Kështu, Barcelona e mbyll sezonin vetëm me një trofe të fituar, atë të La Liga, duke bërë kështu që pozita e Valverdes të jetë në pikëpyetje të madhe. /Lajmi.net/