Valencia ia shuan ëndrrat Realit

Valencia e ka ndalur Real Madridin, duke barazuar në Santiago Bernabeu me rezultat 2:2. Me këtë rast, ‘Los Blancos’ e lëshuar një mundësi të artë për t’iu afruar titullit të kampionit në La Liga.

Sport

04/05/2014 23:57

Real Madridi e ka lëshuar një mundësi të artë për t’iu afruar shumë titullit të kampionit në La Liga.

Los Blancos barazuan në shtëpi nga Valencia me rezultat 2:2, duke iu shuar pothuajse të gjitha shpresat për titull të kampionit.

Mysafirët kanë kaluar në avantazh në minutën e 44-t përmes Jeremy Mathieu.

Sergio Ramos barazoi gjithçka në minutën e 59-të, por pas gjashtë minutash mysafirët shënuan sërish, me anë të Daniel Parejo.

Goli i Cristiano Ronaldos, i realizuar në fund të takimit, ishte i vonshëm dhe jo me shumë peshë për ekipin e Carlo Ancelottit.

Reali mbeti pesë pikë prapa liderit Atletico Madrid, por me një ndeshje më pak të zhvilluar, dy xhiro pa përfunduar sezoni.