Valencia i reagon Gasperinit: Ai rrezikoi jetët e njerëzve

Skuadra e Valencias i ka reaguar trajnerit të Atalanta.

Sport

01/06/2020 08:30

Gian Piero Gasperini dje ka bërë të ditur se ka qenë i prekur nga koronavirusi, në kohën kur skuadra e tij u përball me Valencian.

Deklaratat e Gasperini, i cili tregonte për simptomat që kishte gjatë ndeshjes, nuk kanë mbetur pa u komentuar nga skuadra e Valencias, e cila ndoshta me të drejtë, akuzon trajnerin se ka vendosur jetët e njerëzve në rrezik.

“Pasur parasysh deklaratat e trajnerit të Atalanta, Gian Piero Gasperini, të cilat u paraqitën në shtypin italian gjatë së dielës, Valencia CF dëshiron që publikisht të shfaq befasinë e saj për faktin se trajneri i skuadrës rivale në 1/8-ën e finales në Ligën e Kampionëve, ka bërë të ditur se ditë para ndeshjes së luajtur më 10 mars në ‘Mestalla’, ai e ka ditur se po vuan nga simptoma të koronavirusit, pa marrë masat e duhura, duke vënë kështu në rrezik një numër të madh njerëzish në Valencia”, thuhet në komunikatën e klubit, transmeton lajmi.net.

“Duhet të kujtojmë se kjo lojë ishte prapa dyerve të mbyllura, e rrethuar me masa strikte, të obliguara nga autoritetet shëndetsore të Spanjës”, thuhet tutje.

Gasperini asnjëherë nuk kishte rezultuar pozitiv në koronavirus, por dje ka bërë të ditur se kishte pasur të gjitha simptomat. /Lajmi.net/