Valencia e kthen në tokë Realin (Video)

Valencia ka arritur të prishë rekordin prej 22 fitoreve radhazi të Real Madridit, pasi ka arritur që ta mposhtë në Mestalla me rezultat të ngushtë prej 2-1.

Sport

04/01/2015 18:52

Pjesa e parë filloi mirë për madrilenët. Në minutën e 14′ superylli Cristiano Ronaldo arrin që ta shndërrojë në gol një penalti, për ta kaluar Mbretërit në epërsi.

Sidoqoftë, pjesa e dytë i takoi vendasve. Në minutën e 52′ Pepe shënon një autogol për ta vënë në baraspeshë rezultatin e takimit, i cili u bë më interesant në vazhdmi.

Dhe, në minutën e 65′ Otamendi arrin që të shënojë me kokë për ta ndezur atmosferën në stadiumin Mestalla duke e kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Kjo është humbja e tretë e Realit në këtë sezon të La Ligas, i cili mbetet lider i tabelës me 39 pikë, një pikë më shumë se Barcelona. Valencia është ngjitur në vendin e katërt me 34 pikë.

Video