Valencia do të largohet nga Man Utd – Kush do të jetë kapiteni i ardhshëm?

Kapiteni i Manchester United, Antonio Valencia, po e luan sezonin e tij të fundit në ‘Old Trafford’.

Sport

13/04/2019 16:30

Me largimin e tij, Ole Gunnar Solskjaer do të duhet të mendojë se tek cili lojtarë i skuadrës do ta bartë shiritin e kapitenit.

Emra si Paul Pogba apo David de Gea shihen si favoritët për të mbajtur shirtin, por mund të konsiderohen edhe Chris Smalling e Ashley Young, përcjell lajmi.net.

“Ne do të shohim se kush do të jetë këtu për sezonin e ardhshëm. Unë kam disa lojtarë në mendje që mund të jenë kapiteni” ka thënë Solskjaer, transmeton lajmi.net.

“Ne kemi pasur Antonion, ai po ikën, ne kemi pasur Ashley, Pogba, De Gea dhe Smalling, kështu që ka disa lojtarë që mund ta mbajnë shiritin” ka thënë tutje norvegjezi.

Në anën tjetër, zërat për largimin e Pogba drejt Real Madrid nuk kanë të ndalur, kurse kontrata e De Gea skadon në vitin 2020. /Lajmi.net/