Valdrin Sahiti së shpejti baba! Vajza e tij nuk do të lindë në Kosovë
Disenjatori i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti, së shpejti do të bëhet baba.

ShowBiz
Ai dhe Edita Ramadani e cila është në muajin e fundit të shtatzënisë janë në pritje të një vajze, shkruan lajmi.net
E sipas disa mediave shqiptare gruaja e tij nuk do të lindë në Kosovë por ka zgjedhur që këtë ta bëjë në SHBA.
Thuhet se dyshja kanë vendosur edhe për emrin e vajzës por nuk duan që t’a bëjnë publike. SHBA-të janë destinacion i preferuar i tij pasi edhe është martuar në Las Vegas.
Valdrini dhe Edita kanë vite që janë bashkë si çift dhe bashkëpunëtorë të pandashëm edhe në biznes./Lajmi.net/