Valdes nuk e ndërron mendjen

Victor Valdes do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund spekulimeve se mund të mbetet në klub pas dorëheqjes së Sandro Rosellit nga posti i presidentit, javën e kaluar. Valdes kishte marrëdhënie të tensionuara me Rosellin dhe besohet se kjo luajti rol të rëndësishëm në vendimin e tij për…

Sport

29/01/2014 15:10

Victor Valdes do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund spekulimeve se mund të mbetet në klub pas dorëheqjes së Sandro Rosellit nga posti i presidentit, javën e kaluar.

Valdes kishte marrëdhënie të tensionuara me Rosellin dhe besohet se kjo luajti rol të rëndësishëm në vendimin e tij për largim nga klubi në fund të këtij edicioni, edhe pse kampioni i La Ligës kishte shpresuar se portieri do të mbetet në Nou Camp, pas largimit të Rosellit dhe emërimit të Josep Bartomeut si president i ri.

Mirëpo, e përditshmja sportive katalane El Mundo Deportivo ka njoftuar se dorëheqja e Rosellit nuk do të ketë ndikim tek vendimi i Valdesit se e ardhmja e tij qëndron larg nga Barcelona.

Ai nuk e ka ndërruar mendjen ndaj vendimit paraprak që të braktis klubin në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata me Barcelonën.

32-vjeçari ende nuk ka vendosur se ku qëndron e ardhmja e tij derisa spekulohet se kërkohet nga Monaco.