lajmi.net

Valdes në Liverpool

Victor Valdes do të nënshkruajë për Liverpoolin. Ish portieri i Barcelonës do të transferohet në Anfield, si futbollist i lirë.

Sport

01/10/2014 11:33

Victor Valdes do të transferohet në Liverpool. Si futbollist i lirë, ish portieri i Barcelonës do të shërbejë konkurrencë për Simon Mignolet, për një vend si titullar te gjiganti nga Anfield, raporton “Fichajes”.

Spanjolli është pa klub pas largimit nga Barcelona gjatë verës, ndërsa nuk nënshkroi me një klub të ri për shkak se ishte duke u rikuperuar nga lëndimi i gjurit. Valdes ishte afër Monacos por në fund palët nuk arritën marrëveshje.

Kurse, tani duket e sigurt se do të transferohet në Liverpool. Mignolet së fundmi është kritikuar për paraqitjet e tij dhe ardhja e Valdesit mund ta shtojë presionin mbi të. 

Valdes në Liverpool

Victor Valdes do të transferohet në Liverpool. Gjiganti nga Anfield ka arritur marrëveshje njëvjeçare me ish portierin e Barcelonës.

Sport

03/09/2014 16:22

Liverpool vazhdon të jetë i angazhuar në treg edhe pas mbylljes së afatit kalimtar të verës. Dhe, sipas tabloidit britanik “Daily Express”, Reds kanë arritur marrëveshje për transferimin e portierit Victor Valdes.

Ish anëtari i Barcelonës është i lirë të nënshkruajë për ndonjë klub pas largimit nga Camp Nou në skadim të kontratës së tij. Valdes pritet të vazhdojë karrierën në Anfield ku i është ofruar kontratë njëvjeçare.

Valdes, më herët gjatë afatit kalimtar të verës ishte afër transferimit në Monaco, mirëpo klubi francez u tërhoq nga marrëveshja për shkak të gjendjes jo të mirë fizike të spanjollit. 

LM