Valdes mund të nënshkruajë me Atleticon

Victor Valdes mund të nënshkruajë kontratë me Atletico Madridin. Pasi u nda me Barcelonën, portieri spanjoll duket se e ka gjetur ekipin e ri.

Sport

18/08/2014 22:20

E ardhmja e Victor Valdes mund të jetë në kampionatin spanjoll. Portieri spanjoll është aktualisht i lirë, pasi i skadoi kontrata me Barcelonën.

Përfaqësuesi spanjoll nuk i kaloi vizitat mjekësore në Monaco, prandaj i duhet ta gjejë një ekip tjetër.

Dhe, sipas mediave spanjolle, Valdes mund të përfundojë në Atletico Madrid. Jan Oblak ka dështuar ta bind trajnerin Diego Simeone, prandaj argjentinasi ia ka mësyrë ish portierit të Barcelonës.