Valdes largohet nga Man Utd

Victor Valdes ka ndërprerë stërvitjet në Manchester United, dhe është rikthyer në vendlindjen e tij, raporton “Catalunyia Radio”.

Sport

28/11/2014 19:17

Victor Valdes nuk është duke stërvitur më me Manchester Unitedin, duke shuar shanset e klubit për transferimin e tij si portier i lirë.

Valdes u largua nga Barcelona pas skadimit të kontratës së tij në fund të stinorit të shkuar, dhe nuk ishte në gjendje të gjejë një klub të ri për shkak të problemit të vazhdueshëm të gjurit.

Ai ka qenë duke stërvitur në Old Trafford në javët e fundit në mes spekulimeve se mund të nënshkruajë me gjigantin anglez.

Mirëpo, sipas “Catalunyia Radio” në Spanjë, 32-vjeçari i ka ndërprerë stërvitjet me ekipin e Louis van Gaalit dhe ka vendosur të rikthehet në vendlindje.

Liverpool po ashtu spekulohej se është i interesuar për Valdesin, pasi Simon Mignolet është kritikuar shumë për paraqitjet e tij në periudhën e fundit.