Valdes: Ja ku do të transferohem

Portieri i Manchester Unitedit, Victor Valdes dëshiron të mbetet në Premierligë, pas largimit të planifikuar nga Old Trafford, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Merkato

23/10/2015 23:00

Victor Valdes ka vendosur të largohet nga Manchester United.

Por, ai dëshiron të mbetet në Premierligë, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Gines Carvajal.

“Do të shohim se si sillet situata në Manchester United”, deklaroi ai për “Radio4g”.

“Nëse largohet, nga ana jonë preferenca është qëndrimi në Premierligë”, u shpreh ai.