Valdes, ‘gishtin’ Piques

13:18 | 28 Shtator 2013

Valdes

Janë shokë, luajnë në të njëjtin ekip dhe Kombtare, por nganjëherë ndodh të përplasen. Portieri i Barcelonës, Victor Valdes u përplas me mbrojtësin Gerard Pique gjatë fitores 4-1 kundër Real Sociedadit në mesjavë. Diskutimi mes tyre duket se erdhi për shkak të një pasimi prapa, dhe Valdes ia tregoi Piques se çka mendoi për të, […]

Janë shokë, luajnë në të njëjtin ekip dhe Kombtare, por nganjëherë ndodh të përplasen. Portieri i Barcelonës, Victor Valdes u përplas me mbrojtësin Gerard Pique gjatë fitores 4-1 kundër Real Sociedadit në mesjavë.

Diskutimi mes tyre duket se erdhi për shkak të një pasimi prapa, dhe Valdes ia tregoi Piques se çka mendoi për të, duke ia ‘dhënë’ gishtin e mesëm. Pastaj, kur dukej se situata ishte qetësuar, Valdes e shau Piquen.

Nga xhirimi që ka filluar të qarkullojë nuk mund të thuhet nëse Pique e vërejti gjestin e portierit, ose preferoi të bëhej sikur nuk e kishte parë.