Valbon Krasniqi për herë të parë zbulon arsyen pse nuk u bë ministër i Shëndetësisë

Krasniqi ka zbuluar arsyen pse nuk u bë ministër i Shëndetësisë në Qeverinë Hoti.

Lajme

15/06/2020 21:33

Infektologu Valbon Krasniqi në një intervistë për lajmi.net ka thënë se rritja e fundit e rasteve me COVID-19 është rezultat i veprimeve tona dhe zbutja e masave për fazën e tretë.

“Mbase një relaksim i përshpejtuar dhe ndoshta një eufori e qytetarëve. Ne e kuptojmë se ishim të mbyllur për tre muaj, por megjithatë rekomandimet që janë dhënë nga institucionet përkatëse ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik dhe ne si klinicist po e shohim se nuk u respektuan kohen e fundit”, ka thënë Krasniqi duke shtuar se është e obligueshme që të barten mjetet mbrojtëse dhe distanca e nevojshme.

Infektologu Krasniqi ka zbuluar arsyen pse nuk u bë ministër i Shëndetësisë në Qeverinë Hoti, dikur u përmend si emër i mundshëm por u zgjodh dikush tjetër, pse ndodhi kjo?

Çfarë bisedime pati ai me LDK-në?

Mes tjerash me infektologun folëm edhe për rikthimin e rasteve me COVID-19 në Kosovë.

A rrezikohen në valën e dytë të infektohen më shpejt personat që ishin pozitivë gjatë kësaj kohe?

Si ka reaguar Kosova lidhur me pandeminë dhe a ka arritur të menaxhoj situatën?

A jemi gati për organizimin e dasmave dhe ahengjeve?

A duhet të shkojmë në pushime, çfarë na thotë infektologu?

Këto dhe detaje të tjera i gjeni në intervistën e realizuar me Krasniqin.

YouTube player