Vala vrasëse: Një mega tërmet godet Amerikën dhe nxitë një cunami gjigant (Foto)

Ekspertët e sizmologjisë kanë parashikuar një tërmet të fuqishëm prej 9.2 ballësh, që do të shkaktonte një cunami shkatërrues në një rreze prej 1200 kilometra, dhe që sipas të dhënave do të prekte më së shumti pjesën veriperëndimore të Amerikës.

Bota

22/07/2015 10:46

Mediat angleze shkruajnë që natyrisht se për ekspertët nuk ka dilema se “cunami i madh” do të godasë, por shtrohet pyetja se kur do të ndodhë kjo, transmeton lajmi.net.

Mega tërmeti që sipas sizmologëve krijon cunami shkatërrues, pritet të ndodhë në pjesën më të ndjeshme të Amerikës, në zonën Cascadia.

aa

Kjo zonë shtrihet përgjatë kufirit kanadez e deri në Kaliforni. Kurse tërmeti që pritet të prek pjesën më të ndjeshme të Amerikës, sipas ekspertëve është vonuar sepse ishte parashikuar që të ndodhë më herët.

Vitin e kaluar një cunami preku këtë zonë por duke mos u dëgjuar shumë, gjë që ka nxitur frikë tek qytetarët se presioni i akumuluar mund të shkaktoj një tërmet tjetër. /lajmi.net

aa