“Vala e Shekullit” vjen sërish më 2033

Në ishullin e famshëm francez, “Le Mont Saint-Michel”, që është vetëm një kilometër larg bregut, çdo 18 vjet ndodhë një fenomen i jashtëzakonshëm.

Fun

23/03/2015 16:25

Ishulli, që dikur ka shërbyer si manastir, por edhe si burg, dhe prej vitit 1979 është shpallur trashëgimi kulturore nën mbrojtje të UNESCO-s, përmes një rrugice të ngushtë lidhet me bregun e Normandisë.

Por kjo rrugicë “gëlltitet” nga batica e çrregullt e Kanalit të Lamanshit, çdo 18 vjet, në pranverë.

Le Mont Saint-Michel i rrethuar nga uji

Ndodhi edhe këtë të shtunë. Mijëra turistë priten deri në gjashtë orë për të parë rrugicën e mbuluar nga uji dhe “Le Mont Saint-Michel” të rrethuar në të gjitha anët nga deti.

“Ka qenë një kohë të gjatë qëkur Le Mont Saint-Michel nuk është rrethuar nga deti”, tha James Wilfred për Associated Press. Ai ka ardhur nga Franca qendrore dhe ka pritur me orë të tëra derisa erdhi “Vala e Shekullit”.

“Unë kam lindur në këtë rajon dhe kurrë nuk e kam parë këtë moment”, ka thënë Wilfred, duke treguar se kësaj radhe batica ka arritur kulmin, duke shënuar rekordin e ri prej 46 metrash largësi, prej vendit ku arrin zakonisht.

Turisët duke ndjekur "gëlltitjen" e rrugicës nga ujrat e Kanalit të Lamanshit
Turisët duke ndjekur “gëlltitjen” e rrugicës nga ujrat e Kanalit të Lamanshit

 

Përpara të shtunës që kaloi, “Vala e Shekullit” erdhi më 10 mars 1997, ndërsa e ardhshmja pritet të vije më 3 mars të vitit 2033.

Por, turistët nuk shkojnë për ta parë vetëm “Valën e Shekullit”. “Le Mont Saint-Michel” vizitohet çdo vit nga më shumë se tre milionë njerëz. /lajmi.net/

YouTube player