Vala e protestave të fermerëve në Evropë, përhapet edhe në Poloni

Mijëra fermerë polakë bllokuan pikat kufitare me Ukrainën. Fermerët grevistë po shprehin zemërimin lidhur me masat e Bashkimit Evropian për ndryshimet klimatike dhe futjen e produkteve bujqësore ukrainase në vend. Mediat polake dhe postimet në rrjetet sociale tregojnë radhë të gjata traktorësh në disa pika kufitare me Ukrainën dhe në autostrada përreth qyteteve në të gjithë…

Bota

10/02/2024 15:17

Mijëra fermerë polakë bllokuan pikat kufitare me Ukrainën. Fermerët grevistë po shprehin zemërimin lidhur me masat e Bashkimit Evropian për ndryshimet klimatike dhe futjen e produkteve bujqësore ukrainase në vend.

Mediat polake dhe postimet në rrjetet sociale tregojnë radhë të gjata traktorësh në disa pika kufitare me Ukrainën dhe në autostrada përreth qyteteve në të gjithë vendin.

Sipas stacioni televiziv polak, Polstat, policia në Vashave njoftoi për bllokim të trafikut të automjeteve në pjesën më të madhe të vendit, kryesisht në kufirin me Ukrainën.

Në Poznan, rreth 300 kilometra në perëndim të Varshavës, fermerët parkuan rreth 1000 traktorë përpara zyrave të qeverisë rajonale. Sindikata e fermerëve të Polonisë njoftoi të premten fillimin e një greve të përgjithshme njëmujore.

Fermerët polakë iu bashkuan një serie më të gjerë protestash të fermerëve në vende të ndryshme të Evropës gjatë javëve të fundit, përfshirë Gjermaninë, Francën, Rumaninë, Greqinë, Lituaninë, Belgjikën dhe Letoninë.

Ndërsa Polonia u bashkohet protestave të fermerëve të vendeve që kundërshtojnë rregulloret e bllokut për mjedisin, sindikatat e fermerëve polakë dhe drejtuesit e sektorit bujqësor thonë se ata janë dëmtuar nga futja e mallrave më të lira nga Ukraina, duke krijuar një konkurrencë të pandershme.

Në një intervistë me rrjetin televiziv “Polsat” këtë javë, Ministri i Bujqësisë polake, Czesław Siekierski, tha se fermerët grevistë kanë ankesa legjitime dhe po “protestojnë në interes të të gjithë konsumatorëve”.