Vala e dytë në SHBA, infeksionet me COVID-19 arrijnë nivelin më të lartë

Rastet e koronavirusit në SHBA kanë arritur një rekord të lartë ditor ndërsa shtetet po përballen me një vale të re të infeksioneve.

Bota

24/10/2020 09:51

Autoritetet lokale po raportojnë se 83,010 raste të reja me koronavirus janë regjistruar vetëm të premten, shkruan lajmi.net.

Gjenerali kirurg i SHBA Jerome Adams ka paralajmëruar se numri i pacientëve në spital po rritet, por nivelet e vdekshmërisë po bien për shkak të kujdesit më të mirë ndaj pacientit.

Gjigantët e farmacisë AstraZeneca dhe Johnson & Johnson rinisën provat e vaksinave amerikane pas miratimit të rregulloreve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) gjithashtu ka paralajmëruar se vendet në hemisferën veriore janë në një “pikë kritike”.

Hiç më mirë se SHBA-të nuk qëndron as Evropa ku secili shtet ka rritje të madhe të numrit të të infektuarve në stinën e vjeshtës. /Lajmi.net/