Vaksina Pfizer efektive te njerëzit me probleme kronike – Analizat e konfirmojnë

Personat që vuajnë nga zemra, veshkat, diabeti dhe sëmundjet cerebrovaskulare janë të mbrojtur të gjithë nga 75% deri në 86%.

Fun

03/05/2021 15:25

Vaksina Pfizer / Biontech kundër Covid-19 është efektive në parandalimin e infeksioneve, si dhe rëndimin e gjendjes shëndetësore të personave që kanë problem kronike, transmeton lajmi.net.

Studiuesit në Clalit, ofruesi më i madh i kujdesit shëndetësor në Izrael, botuan raportin në New England Journal of Medicine, sipas Reuters, dhe analizuan të dhënat për gati 1.4 milion njerëz.

Analiza tregoi se kjo vaksinë ishte 80% efektive te njerëzit me zemër ose sëmundje kronike të veshkave, 86% te njerëzit me diabet të tipit 2, 75% te ata me sëmundje cerebrovaskulare dhe 84% te ata me mungesë të imunitetit (funksioni dhe reagimi i pamjaftueshëm i sistemit imunitar).

Në pacientët e vaksinuar me të paktën tre vjet probleme shëndetësore ose faktorë rreziku, vaksina ishte 88% efektive në parandalimin e sëmundjes simptomatike Covid-19.

Ai ishte gjithashtu mbi 90% në parandalimin e rëndë Covid-19 në diabetikët dhe pacientët me zemër. /Lajmi.net/