Vaksina anti-covid është efektive – Vetëm një dozë nga Pfizer apo AstraZeneca do të iu ofroj 90% mbrojtje

Vaksina AstraZeneca funksionon më së miri tek personat mbi moshën 70 vjeç.

Fun

28/02/2021 14:46

Vetëm një dozë nga vaksina anti-covid mund të zvogëloj rrezikun e infektimit për 90%, shkruan lajmi.net.

Këtë përfundim e arritën studimet e bëra më së fundmi. Zyrtarët e shëndetit publik të Britanisë kanë vënë re rezultate jashtëzakonisht të mira me të dy vaksinat.

Kjo do të thotë se si vaksina Pfizer, po ashtu ajo AstraZeneca, të dyja janë efikase edhe më shumë sesa që ishte menduar, sepse mbrojta nga virusi do të ekzistoj edhe me marrjen e vetëm një doze.

Gjithashtu tani pritet të bëhet aprovimi edhe i vaksinës me vetëm një dozë nga Johnson&Johnson, të cilët kanë thënë se nëse përdorimi i vaksinës aprovohet, ata do të sigurojnë 100 milionë doza deri në qershor.

Që nga fillimi i shpërndarjes së vaksinës, në shtetet që kanë filluar imunizimin në masa të mëdha, numri i vdekjeve tek personat mbi moshën 75 vjeç ka rënë për 40%.

Gjithashtu edhe personat mbi moshën 85 vjeç janë duke pasur thuajse asnjë rast të vdekjes nga koronavirusi.

Rezultatet më të mira tek moshat madhore është duke i pasur vaksina e AstraZeneca.

Para disa kohësh u ngritën dyshime rreth efikasitetit të vaksinës AstraZeneca, mirëpo tani është duke shfaqur rezultate më të mira se ajo e Pfizer. /Lajmi.net/