Vaki institucionale kosovare: E shtyjnë për kah një orë më vonë takimin me kryediplomatin austriak Gërvalla e Kurti

Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, është shtyrë për një orë.

Lajme

14/06/2022 11:58

Më herët gjatë ditës, ishte lajmëruar se ky takim do të zhvillohej nga ora 13:45, por, përmes një njoftimi të ri me anë të një komunikate, bëhet e ditur se takimi mes Kurtit dhe Schallenberg, do të zhvillohet nga ora 14:45, shkruan lajmi.net.

“Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 14.6.2022. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg. .VENDI: Ndërtesa e Qeverisë. KOHA: 14:45. Mediat duhet të jenë më së largu në orën 14:20 për të marrë pamje në oborrin e Qeverisë dhe në fillim të takimit”, thuhet në komunikatë.

Përveç takimit me Kurtin, është shtyrë edhe takimi mes ministrit austriak dhe Ministres për Punë të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla. Takimi i cili, po ashtu është shtyrë për një orë. /Lajmi.net/