Vaki e çuditshme: Në ndeshjen Shkëndija – Tottenham portat ishin 5cm më të vogla

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho, ka zbuluar se një situatë interesante ka ndodhur para ndeshjes me Shkëndijën.

Sport

25/09/2020 08:31

Derisa skuadra e tij po bënte përgatitjet e fundit për ndeshje, portierët kanë zbuluar se porta ku po bënin përgatitjet, ishte më e vogël.

Pas kësaj, Mourinho ka njoftuar delegatin e ndeshjes, i cili edhe e ka konfirmuar një gjë të tillë.

“Kishte një situatë qesharake para ndeshjes. Portierët më thanë se portat janë të vogla. Ata e dinë sa duhet të jetë porta dhe kur nuk është në madhësinë e duhur”, ka deklaruar Mourinho pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.

“Ne e dinim se diçka nuk shkonte, kështu që njoftuam delegatin për ta kontrolluar. Portierët kishin të drejtë. Portat ishin pesë centimetra më të vogla. Ne dëshironim që ato të zëvendësoheshin”.

Ndeshja e zhvillua dhe Tottenham mposhti Shkëndijën 3:1, për të kaluar në Play Off të Ligës së Evropës./Lajmi.net/