Vajzave të rrëmbyera nga Boko Haram u është rënë në gjurmë

Nxënëseve  të rrëmbyera në Nigeri nga militantët islamik të Boko Haram, për herë të parë u është rënë në gjurmë, kanë raportuar autoritetet lokale. 

Bota

24/05/2014 00:55

Më shumë se 200 vajza u rrëmben nga shkolla e tyre pesë javë më parë nga Boko Haram, një grup terrorist i lidhur me Al-Kaedën. 

Autoritetet thonë është vërejtur se vajzat janë në tri kampe në veri të Nigerisë, pranë liqenit Çad, 200 kilometra nga vendi ku janë rrëmbyer. 

Megjithatë, ata kanë shtuar se mund të duhet kohë derisa ato të lirohen. 

Zyrtari ushtarak ka thënë se vajzave u është rënë në gjurmë për herë të parë më 26 prill, dhe se kanë qenë në ndjekje që nga atëherë.