Vajzat U17 – ‘Dardanet’ arritën në Tranos të Francës

Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e vajzave, e cila po merr pjesë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Ligës A – Grupi 5 për Euro 2023, ka arritur në Tarson të Francës dhe është akomoduar në hotel “Radisson Blu”, ndërkaq paraditen e sotme ka mbajtur seancë stërvitore. Në prag të ndeshjes kundër Republikës së…

Sport

22/03/2023 23:32

Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e vajzave, e cila po merr pjesë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Ligës A – Grupi 5 për Euro 2023, ka arritur në Tarson të Francës dhe është akomoduar në hotel “Radisson Blu”, ndërkaq paraditen e sotme ka mbajtur seancë stërvitore.

Në prag të ndeshjes kundër Republikës së Irlandës, që zhvillohet nesër në orën 13.00, përzgjedhësja Sanije Krasniqi bashkë me shtabin teknik provuan shumë skema taktiko-teknike dhe gjithë çfarë mund të ndodhë gjatë ndeshjes. Atmosfera në mesin e Dardaneve U17 është e shkëlqyer.

Sanije Krasnqi, përzgjedhëse: Vetë fakti që jemi në Ligën A të kësaj gare tregon se kjo ligë përfshinë ekipet më të forta dhe niveli i tyre është më i lartë se i atyre në Ligën B. Ne kemi analizuar lojën e ekipit të Republikës së Irlandës dhe ata janë ekip i fortë dhe janë në vendin e parë në grup, prandaj kemi analizuar se si t’i mbulojmë hapësirat ku ato dominojnë si dhe t’u kundërvihemi mirë me futbollistet tona. E dimë që janë ekip me përgatitje të lartë fizike dhe të forta nga krahët. Por ne do të mundohemi që të kemi rezultat pozitiv edhe pse niveli i irlandezeve dhe i yni dallon./Lajmi.net/