Vajzat nigeriane arrijnë t’u ikin rrëmbyesve të Boko Haram

Më shumë se 60 vajza të rrëmbyera nga grupi militant islamik Boko Haram në Nigeri kanë arritur të arratisen. 

Bota

07/07/2014 11:00

Një zyrtar i shtetit Borno në Nigeri, tha se grupit iu dha shansi për të ikur, kur kryengritësit shkuan në një aksion për të sulmuar ushtrinë dhe policinë në Bamboa në natën mes së premtes dhe së shtunës. 

“Unë kam marrë një informacion nga kolegët e mi në zonën Damboa se rreth 63 vajza të rrëmbyera kishin arritur të kthehen në shtëpitë e tyre. Ato morën një hap të vështirë, kur rrëmbyesit e tyre u larguan për të kryer një operacion “, tha zyrtari, Abbas Gava, sipas Premium Times, transmeton The Independent. 

“Ne nuk kemi detaje të arratisjes së tyre, por besojmë se Perëndia u dha mundësinë në kohën kur kryengritësit, të shtunën ndërmorën një sulm në Damboa, ku rreth 12 ushtarë, pesë policë, mbi 50 anëtarë të Boko Haram dhe një numër i papërcaktuar e civilëve u vranë”. 

Ai shtoi se mendohet se edhe shtatë femra janë ende duke u mbajtur nga grupi. 

Një oficer i policisë nigeriane se nuk kishte “asnjë dyshim” lidhur me lajmin. 

“Them se ndodhi gjatë kohës kur grupi i armatosur ndërmorri sulm në Damboa; duke lënë pas vetëm pak burra për t’i ruajtur femrat e rrëmbyera, të cilat e shfrytëzuan një mundësi për të ikur, kur terroristët shkuan më poshtë gjatë sorollatjes”, tha ai.

Grupi islamik, në prill të këtij viti, rrëmbeu një grup prej rreth 300 nxënëseve në një kolegj të krishterë. Rreth 220 prej këtyre vajzave janë ende duke u mbajtur të kidnapuara, pavarësisht reagimeve nga e gjithë bota për lirimin e tyre. (lajmi.net)