Vajzat e bukura muslimane të cilat inspirohen nga moda japoneze |FOTO GALERI|

Kulture shumë-ngjyrëshe japoneze ka kapluar gjithë botën në forma të ndryshme si: shfaqje televizive, modë, lojëra, filma të animuar, video-lojëra, film etj. Nuk ka rëndësi se a është ndonjë produkt i ri në brendin e 'Hello Kitty' apo ndonjë video-lojë e re, ndikimi shumë i shpejtë i Japonisë është shumë i shpejtë në kulturën perëndimore.

Fun

04/08/2015 08:43

Por, edhe pse ndikimi i kulturës japoneze në vende të ndryshme të botës ka arritur majat, ky ndikim nuk mund të vërehet edhe në vendet e Lindjes së Mesme dhe shtetet muslimane – të cilat konsiderohen më konservative dhe modeste në aspektine veshjes dhe medias.

Por kjo mund të ndryshojë shumë shpejtë duke ju falënderuar dy vajzave muslimane Noor dhe Alyssa – të cilat i kanë kombinuar kostumet e tyre tradicionale me elemente të njohura të modës japoneze.

Veshjet e tyre të veçanta të cilat gjithsesi vazhdojnë t’i respektojnë principet e tyre fetare dhe kulturore, tregojnë se të qenit kreativ dhe njëkohësisht të bëni qejf është një kualitet univerzal dhe nuk ka rëndësi se nga cila pjesë e botës jeni. /lajmi.net