Vajza që u raportua e zhdukur në Prizren, gjendet duke bashkëjetuar me një person
Një vajzë nga Prizreni ishte raportuar e zhdukur dy ditë më parë. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ajo është gjetur ditën e djeshme, duke bashkëjetuar me një person. Tutje sipas njoftimit të PK-së thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar për ekzaminim…

Lajme
Një vajzë nga Prizreni ishte raportuar e zhdukur dy ditë më parë.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ajo është gjetur ditën e djeshme, duke bashkëjetuar me një person.
Tutje sipas njoftimit të PK-së thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.
Njoftimi i plotë:
Prizren 06.12.2024-14:20. Lidhur me rastin, me 07.12.2024 është arrit të gjendet viktima femër kosovare, e cila ishte duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor. /Lajmi.net/