Vajza që shndërron hitet shqiptare në balada të bukura (Video)

Besjana Januzaj është vajza shqiptare që mahnit me zërin e saj.

ShowBiz

01/09/2015 13:38

Besjana është një vajzë nga Malisheva por që nga mosha 1 vjeçare jeton në Maribor të Sllovenisë.

Ajo ka një zë vërtetë të ëmbël dhe këtë e shfrytëzon për të bërë verzionet e saj (cover) të hiteve shqipe, transmeton Lajmi.net.

Këndimi që të len më së shumti përshtypje është ai i këngës ‘Nallane’ të Flori Mumajesit, ku nga një këngë ritmike dhe shumë serioze arrin të bëhet një baladë e bukur kur Besjana e interpreton.

Por, as ai i këngës ‘Krejt ti fala’ nga Labi dhe 2 Ton, ‘Te ti’ nga Dafina Zeqiri nuk mbesin prapa ndërsa priten nga talentja ende video të këtij lloji e pse jo edhe ndonjë këngë e saj a parë./Lajmi.net

YouTube player
YouTube player
YouTube player
YouTube player