Vajza që para se të bëhet nuse përkulet para varrit të babait dëshmor (Foto)

Vajza e dëshmorit të kombit, Hasim Halilaj, ka zgjedhur të bëjë diçka të veçantë para se të bëhet nuse. Ajo shkojë njëherë te varri i babait të saj.

Lajme

10/08/2015 20:43

Kjo gjë ka nxitur edhe komentin e kryetarit të Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj.

“Fotoja që flet ma shumë se një roman, ma shumë se një mal fjalë… Kjo nuse është vajza e dëshmorit Hasim Halilaj. Sot para se te nisej për tu bërë nuse ka shkuar për ta pershendetur babain e saj dhe për të kuvenduar e çmallur me babain dëshmor! Kjo nuse sigurisht se ka marr uratën e njeriut më të dashur të jetës së saj fëmijërore… Urime! Isha i nderuar që mora pjesë në gazmendin e martesës së vajzës së dëshmorit Hasim Halilaj! Me fat!”, ka shkruar Selmanaj.

Vajza e dëshmorit Hasim Halilaj