Vajza nigeriane e vrau burrin me helm të minjve, e pret dënimi me vdekje (Video)
Vasil Tasia, një vajzë katërmbëdhjetëvjeçare nga Nigeria pranoi vrasjen e burrit të saj, i cili u vra me helm të minjve, ka bërë të ditur policia nigeriane, të cilën thanë se vajza e pranoi krimin. Prokurorët po kërkojnë dënimin me vdekje të saj.

Bota
Nigeriania e mitur e kishte “nënshkruar” me gisht, pasi është analfabete.
The Guardian shkruan, se ajo e pranoi se kishte helmuar burrin e saj Umar Sani, fermer 35-vjeçar, disa ditë pas dasmës, transmeton lajmi.net.
Nëse shpallet fajtor, Vasil, e cila vjen nga një familje shumë të varfër dhe tejet konservative myslimane, duket se e pret dënimi me vdekje, që do të bëhet fëmija i parë më i vogël se 18 vjet, që do të ekzekutohet në këtë vend të Afrikës.
Aktivistë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut kanë shprehur mllefin e tyre mbi këto opsione, duke argumentuar se vajza ka mundur të jetë viktimë e dhunës seksuale, gjë e cila do ta kishte shtyrë ta kryejë këtë krim.
Ky rast ka shkaktuar reagime të ndryshme në Kano, rajon i origjinës, dhe që është në fuqi ligji i Sheriatit.
Atje është normale që të martohen vajzat e moshës 13-14 vjeçare.
Ramat, gruaja e dytë e fermerit, i tha policisë se ai Vasil në ditën fatale të burrit të saj, ishte duke e përgatitur ushqimin për familjen, pasi ishte radha e saj që të shkoj në shtrat me burrin, dhe ajo nuk e kishte parë se çfarë i ishte vënë në ushqim.
Pak kohë pasi hëngri ushqimin, ai filloi mos mundet të qëndrojë në këmbë dhe të mos flas, dhe në fund vdiq. (lajmi.net)
Nigeria: rischia la pena di morte 14enne… by ASKANEWS