Vajza nga Kina, do të bëhet personi i parë në botë me kafkë 3D

Një foshnjë në Kinë ka bërë historinë mjekësore pasi bëhet personi i parë në botë që të ketë gjithë kafkën e saj të rikonstruktuar nga printeri 3D.

Bota

17/07/2015 13:57

E njohur si “fëmija kokë-madh”, Han Han, 3 vjeçare, kishte një gjendje të rrallë e cila bëri që koka e saj të  rritet deri në katër herë sa madhësia normale, ku e vendosi atë në rrezik deri në verbëri.

Megjithatë, dje ajo iu nënshtrua operacionit dhe tani pritet të bëjë një rikthim të plotë, shkruan Dailymail, transmeton lajmi.net.

Foshnja kishte lindur me Hyfrocephalus, një gjendje në të cilën lëngu akumulon në tru, zakonisht në fëmijët e vegjël, bën zgjerimin e kokës dhe ndonjëherë duke i shkaktuar dëme trurit.

Pasi familja u paralajmërua për rrezikun që mund të kanosej, urgjentisht u kërkua që të mblidheshin para për operacionin e vajzës, i cili kushtonte shuma të mëdha parash. Por, falë ndihmës që iu ofrua nga familja dhe miqtë si dhe parat nga donacionet online, operacioni përfundoi me sukses.

Fëmija që do të ketë kafkë 3D.