Vajza në foto sot është një prej moderatoreve më të komentuara shqiptare 

Është publikuar një foto e vjetër e një prej femrave më të komentuara të shoubizit.

ShowBiz

11/07/2019 21:17

Kiara Tito është një prej femrave më të komentuara sidomos së fundmi kur emri i saj u lakua se është në lidhje me këngëtarin Butrint Imeri, shkruan lajmi.net.

E gjithë ky dyshim ka nisur pas një intervsite që dikur këngëtari e ka dhënë në një prej emisioneve që udhëhiqej nga Kiara aty ku edhe i dhuroi një puthje.

Më pas lajmi.net ka marrë prononcim nga Butriniti i cili ka treguar se Kiarën e ka mike të mirë dhe të njëjtën përgjigje po e jep edhe sot kur pyetet për të.

Kiara konsiderohet si një femër tejet seksi, por të paktë mund të jenë ata që e dinë se ajo dikur ishte pjesëmarrëse në ‘Miss Shqipëria 2013’.

Një foto e Kiarës e realizuar atë kohë tani po qarkullon në media. Kujtojmë se ajo do të jetë pjesë e jurisë në edicionin e sivjetmë të ‘Miss Shqipëria’./Lajmi.net/