Vajza me këmbët e Messit
Zakonisht jemi mësuar të shikojmë gola të bukur të realizuar nga yje si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Zlatan Ibrahimovic e të tjerë. Por, kësaj radhe ju sjellim një shënim të jashtëzakonshëm nga një futbolliste. Po, mirë e lexuar, një futbolliste. Anëtarja e skuadrës Peamont United, Stephanie Roche realizoi një gol të jashtëzakonshëm, që mund t’ia…

Sport
Zakonisht jemi mësuar të shikojmë gola të bukur të realizuar nga yje si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Zlatan Ibrahimovic e të tjerë.
Por, kësaj radhe ju sjellim një shënim të jashtëzakonshëm nga një futbolliste. Po, mirë e lexuar, një futbolliste. Anëtarja e skuadrës Peamont United, Stephanie Roche realizoi një gol të jashtëzakonshëm, që mund t’ia kanë zili edhe yjet e lartpërmendur.
Ajo e kontrolloi topin jashtë zonës, bëri dy prekje dhe e goditi me volej duke e dërguar në këndin e epërm të portës. Magji se jo mahi.